Nga lista e shkarkimit të ministrave deri te homazhet, çfarë mund të ndodhë sot në protestë?

Ngjarja tragjike në Himarë veç panikut dhe pasigurisë ka sjellë revoltë të qytetarëve. Sot në orën 19:00 Shoqëria Civile ka paralajmëruar protestë, e cila do të fillojë me grumbullimin e protestuesve para kryeministrisë.

Ende nuk dihet nëse do të jetë një protestë në heshtje pa fjalime, apo dhe me revoltë të dhunshme, por Partia e Lirisë më herët ka deklaruar se çdo lloj trajte që të marri protesta ata do të jenë atje dhe do ta mbështesin atë.

Po ashtu dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur mbështetjen e tij për këtë gjë, duke thënë se ka ardhur koha që populli të marrë vetë në dorë fatet e tij.

Një nga kërkesat dhe arsyet e mbajtjes së protestës është dhe shkarkimi i disa ministrave të cilët kanë përgjegjësi kryesore për sa i takon mbrojtjes së qytetarëve në situata të tilla sipas Shoqërisë Civile.

Lista e ministrave që është kërkuar të shkarkohen:

Ministri i Brendshëm zotit Bledi Çuçi,

Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano,

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *