Pse trafikantët e kokainës i duan bananet?

Për trafikantët e drogës që zhvendosin kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë, dërgesat e bananeve janë bërë mbulesa kryesore.

Policia në MB zbuloi javën e kaluar gjysmë ton kokainë të fshehur në një grumbull bananesh në një varkë nga Kolumbia në një port në Essex.

Ky transport është pjesë e një trendi të një numri në rritje ku kokaina, e cila mund të blihet për rreth 3 mijë e 200 paund për kilogram në Kolumbi dhe të shitet për 30,000 £ një herë në MB, është gjetur e fshehur në banane pasi ka kaluar Atlantikun.

Në qershor, tetë ton kokainë të fshehur në një ngarkesë banane nga Kolumbia u gjetën në portin e Setubal në Portugali. Dy javë më parë, 840 kilogramë kokainë u gjetën të fshehura mes bananeve të papaketuara në supermarkete në Republikën Çeke.

Kjo nuk ka qenë hera e parë që kokaina e vendosur në kutitë me banane është shfaqur gabimisht në supermarkete apo dyqane.

Një fermer nga Belgjika ishte gati të shiste kuti me banane që sapo kishte blerë nga tregu, kur zbuloi se ato përmbanin edhe pako me kokainë.

Në prill, katër ton kokainë u konsideruan si kapja më e madhe e drogës në MB që nga viti 2015. Sasia u gjet e fshehur mes 20 paletave me banane në një kontejner nga Kolumbia në bregun jugor të Anglisë.

Pak më shumë se 100 kilogramë kokainë u gjetën po në të njëjtin port së bashku me banane nga Kolumbia në janar të këtij viti.

Kurse një javë më vonë, një ton kokainë u zbulua në Southampton në kuti bananesh gjatë rrugës për në Antwerp dhe 400 kilogramë të tjera u gjetën të mbuluara me banane gjatë rrugës nga Ekuadori në Shqipëri.

Përgjatë bregdetit anglez në Kent, 1.2 ton drogë u gjetën muajin e kaluar në kuti me banane të dërguara nga Kosta Rika dhe tre ton kokainë u gjetën në banane në portin italian të Gioia Touro.

Lista vazhdon.

Duket se lokaina dhe bananet kanë një afinitet të ngushtë. Të dy produktet janë me burim nga Amerika Latine dhe janë  jashtëzakonisht të njohura në Evropë.

MB, konsumatori më i madh i bananeve në Evropë, është importuesi i shtatë më i madh i bananeve në botë.

Në vitin 2020, MB importoi 476 milionë paund banane, me vendin më të madh burimor që ishte Kolumbia, e cila është gjithashtu prodhuesi më i madh i kokainës në botë.

MB, si pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore, është gjithashtu një konsumator i përkushtuar i kokainës dhe ka një shpenzim vjetor për kokainën prej 3.2 miliardë paund.

“Bananet dhe kokaina janë nga e njëjta origjinë rajonale dhe të dyja janë lëndë konsumuese me kërkesë të lartë në MB”, ka thënë Tony Saggers, konsulent për krimin e organizuar.

“Prandaj ka kuptim që të përdoret prania legjitime e njërit për të mbuluar dhe fshehur tjetrin, drejt të njëjtave pika hyrëse dhe tregjesh”, ka vijuar ai.

Sipas konsulentit, trafikantët do ta dinë se qindra dërgesa banane do të nisin udhëtimet me destinacion në MB dhe “në një farë mase do të luajnë me ligjin e mesatareve për sa i përket ndërprerjes”.

Saggers ka treguar se kontrabandistët e kokainës mund të përfitojnë nga shtimi i dërgesave të bananeve nga Kolumbia në MB, si rezultat i daljes nga Bashkimi Evropian.

Por ka edhe arsye më specifike pse bananet janë bërë një partner kaq ideal i kontrabandës për bandat kolumbiane të kokainës.

“Ka tre arsye pse kokaina shpërndahet kaq shpesh në dërgesat e bananeve”, ka treguar Jerry McDermott, bashkëthemelues i një instituti kërkimi që studion krimin e organizuar në Amerikë.

“Së pari, rajoni kryesor i prodhimit të bananeve në Kolumbi, Uraba, është shtëpia e organizatës më të fuqishme të trafikut të drogës në vend, Gaitanistas, si dhe porti eksportues i Turbo”, ka thënë ai.

Kurse në radhë të dytë, bananet, si produkt që prishet, duhet të lëvizin nëpër porte sa më shpejt që të jetë e mundur, duke ushtruar presion mbi autoritetet doganore.

“Dhe së treti, bananet duhet të transportohen në kontejnerë frigoriferikë, të cilët janë të përsosur për të fshehur kokainën”, ka përmbyllur ai.

Meqë bananet qenkan një shoqërues kaq i zakonshëm i kontrabandës së kokainës, a nuk është kjo diçka që autoritetet janë të vetëdijshëm?

Për ekspertët, këtë gjë ata e dinë. Por duhet të përdorin inteligjencën. Jo çdo ngarkesë mund ta kontrollojnë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *