Historitë e dashurisë mbahen mend gjatë e tillë ishte edhe historia më e komentuar e rrjetit për një kohë të gjatë, ajo e Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj pas përfundimit të lidhjes së tyre të dy u angazhuan me projekte të reja muzikore.
Por ajo që po flitet dhe komentohet shumë nga fansat është teksti i këngës së re të Donaldit më saktë një fjali që sipas fansave është dedikim për Borën “Të kuptoj më mirë me sy se me fjalë…” fjalë këto që Donaldi i shoqëroi me një foto të postuar në rrjetin e tij instagram ku mori një lumë komentesh dhe kritikash pasi akuzohet nga fansat e Beatrix Ramosajt se përdori fjalët e ngjashme me tekstin e këngës së saj “Sy në sy pa fjalë po më kupton” si dedikim për Borën.
“Këtij nuk mund t’i thuhet tjetër vetëm njeri kopjac, si s’ka turp t’i merr fjalët e këngës Faj të Trixës”, i shkroi një komentues.