Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi ku 3 persona kanë mbetur të vrarë dhe 1 tjetër është plagosur rëndë pas të shtënave me armë zjarri.
Autoritetet njoftuan se një person është shpallur në kërkim në Australinë Veriore, ndërsa të shtënat ndodhën mëngjesin e sotëm në një fermë bagëtish në Bogie në Queensland.
Policia e Queensland ka rrethuar zonën përreth pronës ndërsa po kërkon për autorin/autorët.
Mësohet se personi i plagosur rëndë, një burrë, kishte udhëtuar “shumë kilometra” për të ngritur alarmin. Ai kishte marrë një plagë me armë zjarri në bark dhe u dërgua në spital në qytetin e Mackay për t’iu nënshtruar një operacioni urgjent.
“Tani jemi në një fazë shumë të hershme hetimi. Nuk e dimë kush është përgjegjës. Viktimat nuk janë identifikuar, por besohet se janë të afërm të të plagosurit”, tha Supt Tom Armitt për mediat.
Bogie rreth 1200 km (745 milje) në veri të Brisbane është shtëpia e rreth 200 personave.
Australia ka disa nga ligjet më të ashpra për armët në botë, të prezantuara pasi një person i armatosur i vetëm vrau 35 persona në Port Arthur, Tasmania në vitin 1996.
Që atëherë, ka pasur vetëm tre të shtëna masive.
Supt Armitt i përshkroi të shtënat e së enjtes si një “ngjarje jashtëzakonisht të rrallë”.