Lulet në sezonin e verës, ja disa këshilla si të kujdeseni për to

Temperaturat e larta gjatë stinës së verës mund të paraqesin vështirësi për bimët dhe lulet ndaj kërkohet shumë kujdes i veçantë, së paku disa minuta kohë çdo ditë.

Më poshtë po ju rëndisim disa këshilla për kujdesin e tyre gjatë kësaj stine.

Kujdesuni për gjethet

Gjatë periudhës së nxehtë, bimët kërkojnë që herë pas here t’i spërkatni me ujë të vakët. Me këtë rast, duhet pasur kujdes që të mos përfshihen lulet.

Largoni lulet e vyshkura

Rregullisht i largoni lulet e vyshkura, jo vetëm për faktin se nuk duken bukur por edhe se në këtë mënyrë nxitet formimi i atyre të reja.

Shmangni lagështirën

Në rast se bimët vazhdimisht qëndrojnë në dheun e lagësht, herët apo vonë rrënjët fillojnë të kalben. E derdhni ujin që mblidhet në pjatën e saksisë një orë pas ujitjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *