Shtetasi Bledar Zenel ka dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij, pasi dyshohet për nxitje të urrejtjes dhe propagandë me qëllime terroriste.
Burime për median bëjnë me dije se Zeneli ka pranuar faktin se ka postuar statuse në rrjete sociale por ka mohuar që këto të fundit të kenë pasur qëllime ekstremiste.
“Kam cituar Kuranin dhe nuk kam nxitur terrorizëm, kam thënë që do të fitojë islamizmi dhe jo ISIS”, mësohet të ketë thënë ai.
Mësohet se Zeneli ka kërkuar lehtësim të masës, ku është arsyetuar se ka dy fëmijë.
Sakaq, Gjykata e Posaçme ka caktuar “arrest në burg” për Bledar Zenelin.