Si ta dalloni nëse mjalti është origjinal apo i manipuluar

Mjalti i mirë dhe cilësorë, është shumë i kërkuar për konsumim pasi secili prej nesh i ka të qartë vetitë kuruese që ka mjalti .

Shpesh herë çmimi që i vihet mjaltit  përkon  me cilësinë e tij, por jo pak herë abuzohet me këtë pasi  jo të gjithë njerzit  janë në gjendje të dallojnë mjaltin e mirë nga ai pak më i miri .

Disa këshilla se si të dalloni mjaltit cilësor nga ai falso:

Mjalti i vërtetë ka grimëza të vogla brenda tij, që janë pjesë e polenit, hojeve ose bletëve dhe që janë të ngrënshme.

Mjalti i rremë është tepër i kulluar për të qenë i vërtetë.

Mjalti i vërtetë është i dendur dhe i trashë, ndërsa ai i rremi është i hollë.

Mjalti i vërtetë ka një aromë të ëmbël dhe unike, ndërsa mjalti i rremë nuk ka një aromë specifike ose ka mban një erë të thartë.

Mjalti i vërtetë nuk ngjit si zamkë kur e fërkon mes gishtave. Ai i rremi nga ana tjetër është plot me ëmbëlsues të rremë që e bëjnë të ngjitshëm.

Shija e mjaltit të vërtetë është e lehtë dhe shuhet pas disa minutash. Shija e mjaltit të rremë është shumë e ëmbël dhe zgjat për shumë kohë.

Mjalti i vërtetë nuk formon bulëza kur ngrohet, por karamelizohet. Mjalti i rremë formon bulëza dhe nuk karamelizohet kurrë.

Mundohuni të blini mjaltë direkt nga një bletërritës i besueshëm. Tek ata keni mundësinë ta provoni mjaltin dhe të merrni përgjigje të sakta për çdo pyetje në lidhje me mjaltin në shitje.

Kujdes me etiketën

Mjalti i vërtetë duhet të përmbajë vetëm një përbërës – mjaltë!

Disa prodhues ose kompani shtojnë përbërës të tjerë në listë, shije, ëmbëlsues, aditivë, dhe elementë artificialë. Ai nuk është mjaltë i vërtetë.

Disa prej aditivëve të shtuar përfshijnë: shurup misri, niseshte, glukozë ose shurup sheqeri. Produktet që mbajnë emërtime jo fort të qarta në etiketë janë qartësisht shumë larg mjaltit të vërtetë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *