Kush e vrau babain? Flet djali i 72-vjeçarit me origjinë shqiptare që u gjet i copëtuar në Itali

Vijojnë hetimet për vrasjen makabre të Shefki Kurtit, 72-vjeç me origjinë shqiptare që u gjet i copëtuar më 28 korrik në Itali.

Bëhet me dije se trupi i viktimës u gjet i copëtuar e i fshehur në katër thasë të zi, hedhur në lumin Adigetto në provincën e Rovigos.

Ekspertët po kërkojnë gjurmë gjaku kudo, madje edhe në apartamentin që i moshuari kishte blerë me mundim. Ndërkohë hetuesit po gjurmojnë jetën e 72-vjeçarit shqiptar dhe të familjes së tij për të gjetur ndonjë pistë që mund të çojë në zbulimin e vrasësit.

Ditën e djeshme mediat italiane raportuan se dyshimet ngrihen edhe mbi familjen e 72-vjeçarit pasi ata janë të fundit që e kanë parë gjallë më 24 korrik kur Kurti u largua nga shtëpia pas një sherri me gruan.

Hetuesit shprehen të sigurt se vrasësi i pamëshirshëm i të moshuarit është dikush që ka pasur lidhje me familjen e viktimës.

Ndërkohë pyetja që hetuesit po shtrojnë është: Kush mund ta urrente aq shumë Shefkiun sa ta copëtonte në mënyrë makabre?

Familja Kurti

Familja Kurti ishte e njohur në provincën ku jetonte.

Veçanërisht Shefkiu njihej si një person i qetë dhe i dashur. Familja Kurti kishte lundruar nga porti i Durrësit, qyteti i tyre i origjinës gjatë një prej valëve të para të eksodit të madh nga Shqipëria, në vitin 1991. Familja ka dy fëmijë, Alketa e cila u shpërngul në Zvicër dhe Arbeni, që punon Dj dhe jeton shumë afër prindërve, në Masi.

Përveç profesionit të  DJ, ai është pronar i diskotekës “Babylon” që ndodhet ngjitur me apartamentin e prindërve.

Apartamenti i prindërve ndodhet në katin e parë, mbi një magazinë, ku orët e fundit fqinjët kanë parë ekspertë të mjekësisë ligjore dhe hetues duke hyrë dhe duke dalë nga shtëpia në kërkim të gjurmëve.

Kamerat, të vendosura nga familja për të monitoruar hyrjen e shtëpisë, nuk ndihmuan. E megjithatë celulari i burrit, për momentin, nuk ka dhënë informacione të dobishme: siç shpjegoi familja, 71-vjeçari e la në shtëpi para se të dilte më 24 korrik, pas një debati me bashkëshorten.

“Ishte thjeshtë një diskutim, asgjë tjetër”, tha djali i tij Arbeni mëngjesin e ditës së djeshme.

Alketa e cila mbërriti menjëherë nga Zvicra kur mori vesh për zhdukjen e babait, thotë se prej ditësh përpiqen të mos qajnë.

“Këtu janë fëmijët tanë, nuk duam të na shohin kështu”, thotë ajo.

“Gjithçka është vajtje-ardhje miqsh dhe sa herë që dikush hyn fillon qan. Nuk ka njeri që donte ta lëndonte babain tonë. Nuk e kam idenë kush është përgjegjësi. Karabinierët po punojnë për këtë. Kam besim se do ta gjejnë fajtorin”, tha djali i vitimës.

Misteri

Motra e tij Alketa shpjegon “misterin” e kallëzimit të zhdukjes të bërë vetëm pas zbulimit të trupit dhe shumë kohë pasi burri kishte dalë nga shtëpia, më 24 korrik, siç ishte deklaruar në komisariat.

“Tashmë karabinierët i kishim njoftuar të dielën e 24 korrikut”.

Por në atë moment familja Kurti nuk kishte hipotezuar një zhdukje, por një largim vullnetar.

Ata kishin thënë se i moshuari ishte larguar nga shtëpia pas një debati me gruan pa marrë asgjë me vete, madje as celularin.

Zbulimi i pjesëve të para të trupit të 72-vjeçarit u bë më 28 korrik dhe sipas hetimeve të para mjeko-ligjore, trupi kishte të paktën disa ditë në ujë. Ndaj ka gjasa, bazuar në deklaratat e të afërmve, që i moshuari të jetë vrarë dhe bërë copë-copë menjëherë pasi është parë duke dalë nga shtëpia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *