Vatra e zjarrit në malin Zefjanë, bashkia e Vaut të Dejës është vënë nën kontroll.
Mësohet se si pasojë e flakëve është shkrumbuar një sipërfaqe e madhe e malit si dhe janë shkaktuar dëmtime në varrezat e zonës. Raportohet se forcat e zjarrfikësve të Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe Fushë Arrëzit kanë punuar gjatë gjithë natës për të vënë nën kontroll zjarrin që rrezikonte dhe banesat.
Aktualisht vatra aktive në total në vend janë 6, ndërsa janë shuar 16 të tjera.