Një 60-vjeçare është gjendur pa shenja jete në Tiranë.
Dyshohet se shtetësia me iniciale S.Gj., të ketë humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkak të problemeve shëndetësore ku dhe ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.08.2022, në Laknas, shtetasja S. Gj., rreth 60 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkak të problemeve shëndetësore. Pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë, në vendngjarje, kjo shtetase është gjetur pa shenja jete.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.