Ishte abuzuar seksualisht nga 3 persona, zbulohet historia tragjike e 17-vjeçares që u vra nga i dashuri në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 17-vjeçare është vrarë nga i dashuri i saj 22-vjeçar në Makrohori Imathia.

Mediat greke kanë nxjerrë detaje të reja drithëruese, ku mësohet se 17-vjeçarja, Nikoletta  ishte larguar drejt Athinës, pasi në moshën 11-vjeçare ajo dhe vëllai i saj ishin dhunuar seksualisht nga dy shqiptarë dhe një i moshuar 83-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur gjatë viteve 2016-të-2017-të, ku pas denoncimeve të familjes të së miturës në atë kohë, dy shqiptarët u futën në burg. Pas një viti u liruan për mungesë provash, për tu arrestuar sërish, duke u dënuar për krimin që kishin kryer.

Gjykata dënoi me 53 vite burg 26-vjeçarin që kishte kryer aktet e turpshme dhe me 12 vjet shokun e tij, ndërkohë që 83-vjeçari ndërroi jetë në vitin 2018-të, ende pa u ulur në bankën e të akuzuarve.

Ngjarja u bë e madhe në vitin 2018-të, pasi 26-vjeçari shqiptar kishte krijuar një lidhje me nënën e Nikolettës dhe pasi kishte fituar besimin e saj kishte ushtruar dhunë seksuale mbi fëmijët e saj.

Mësohet se vajzën e vogël dhe vëllain e saj 8-vjeçar në atë kohë ai ia dërgonte të moshuarit 83-vjeçar që të kryente dhe ai marrdhënie me të miturit.

Por fatkeqësitë për Nikoletën nuk do të ndaleshin, pasi në momentin që ajo kujtoi se gjithçka po rregullohej u vra nga i dashuri i saj pakistanez, brenda në banesën ku jetonin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *