Arrestimi i shoferëve për mallra kontrabandë, strategji e Policisë së Shtetit për të mbrojtur Pati Travel?

Katër persona janë arrestuar pasi janë kapur me mallra kontrabandë në autobus. Të arrestuarit ishin dy shtetas kosovarë të cilët punonin si faturino dhe shofer në linjën dhe dy shtetas shqiptarë të punësuar si administratorë në linjën e ‘Arbeni Tours’.

Lidhur me rastin e mallrave kontrabandë policia e Shtetit është treguar ‘shqiponjë’ por përballë këtij operacioni të prononcuar në çdo rrjet social të policisë së Shtetit, ekziston kompania Pati Travel e cila fut në vend para nga krimi i organizuar.

Iliridium Media Grup ka denoncuar përmes një ish-punonjësi se si 100.000 eurosh në autobusin e kësaj linje, ndërkohë që media serbe ka deklaruar operacionin e kryer në Horgosh por policia e Shtetit ende nuk ka sqaruar nëse ka një hetim në lidhje me këtë kompani dhe paratë që ajo sjell.
Pra policia e Shtetit mesa duket kërkon të largojë vëmendjen e Pati Travel, duke ‘i mbyllur gojën’ shqiptarëve me mallra të kontrabanduar, duke mos përfillur paratë e krimit që vazhdojnë e vijnë në vend.

Priza.al ka dërguar emaile për të pyetur nëse ka një hetim për paratë e sekuestruara në autobusin me targë AA633XJ i cili në datën 25.8.2021 është kapur nga organet ligjzbatuese të Serbisë, në pikën kufitare të Horgoshit, me një sasi prej 100.000 euro cash, që po vinin për në Shqipëri nga Belgjika. Qëndrojmë në pritje që institucionet të reflektojnë…

https://www.priza.al/2022/07/30/a-ka-hetim-per-pati-travel-hesht-policia-e-shtetit-dhe-krimi-ekonomik-mediat-behen-bashke-denoncojne-kompanine/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *