Në shkollën fillore të Clewiston në Florida, po hetohet një incident i rendë. Një nënë regjistroi fshehurazi se si mësuesja godiste vajzën e saj 6 vjeçare me një dërrasë në fundshpinë, i thotë stafi shkollor CNN.
Sipas avokatit të familjes, Brent Probinsky, nëna e nxënëses kishte marrë një telefonatë nga shkolla, në datën 13 prill, e cila e njoftonte se vajza e saj kishte gërvishtur një ekran kompjuteri.
Nënës iu tha të sillte 50 dollarë në shkollë për të paguar dëmet, dhe se ndonjëherë fëmijët rrihen, tha avokati i saj. Nëna ishte e hutuar nëse kjo ishte e lejuar apo jo, tha Probinsky.
Nëna e vajzës shkoi në shkollë, dhe u shoqërua në një dhomë, ku vajza e saj ishte duke qëndruar me dy anëtarë të stafit. Në atë moment nëna e frikësuar dhe e hutuar filloi regjistrimin fshehurazi, tha Probinsky. Nëna u shpreh se filloi të regjistronte sepse “Askush nuk do të më kishte besuar mua. Unë sakrifikova vajzën time, kështu që të gjithë prindërit mund të kuptojnë se çfarë po ndodh në këtë shkollë”.
Në videon e telefonit celular dërguar CNN-it nga avokati, shihet se si një anëtar i stafit të shkollës godet vajzën 6-vjeçare, ndërsa një person tjetër e mban atë. Pas goditjes së parë, fëmija fillon të qajë dhe përpiqet të largohet, por i rrituri i bërtet fëmijës që të kthehet në pozicion, dhe e godet atë akoma më shumë.
Nëna i është drejtuar zyrës së sherifit të qarkut të Hendry, më 14 prill, për të bërë denoncimin. Sherifi, Michael Swindle nuk pranoi të komentonte kur u kontaktua nga CNN, por konfirmoi se kanë nisur hetimet.”Situata është nën hetim, në këtë kohë ne jemi këshilluar të mos japim asnjë deklaratë”.
Burimi i lajmit: CNN. Përshtati Priza.al