I dërgonte mesazhe kërcënuese, zbardhen detaje të reja nga vrasja e 17-vjeçares në Greqi

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Greqi, ku një 17-vjeçare është vrarë nga i dashuri i saj 22-vjeçar në Makrohori Imathia.

Adoleshentja greke, e cila u gjet pa shenja jete në banesë, mësohet se kohët e fundit ka marrë mesazhe kërcënuese nga i dashuri i saj pakistanez, i dyshuari kryesor për vrasjen e 17-vjeçares.

Bëhet me dije se pakistanezi ishte shumë xheloz ndaj saj dhe nisi t’i dërgonte mesazhe kërcënuese kur e reja i kërkoi që t’i jepnin fund lidhje së tyre dhe t’i dorëzonte çelësat e shtëpisë së saj.

Sipas Free Press, policia deri më tani ka zbuluar dhjetëra mesazhe kërcënuese në celularin e Nikoletës, por priten hetime më të detajuara.

Ndërkohë pakistanezi pas krimit brutal është zhdukur ndërsa celulari i tij rezulton i fikur.

Fotot e tij është publikuar në gjithë vendin ndërsa po kontrollohen vendet ku jetojnë miqtë e tij dhe të njohurit.

Sipas informacioneve, ai fshihet në Atikë megjithatë ende s’dihet vendodhja e saktë.

“Ulem, shikoj fotot dhe vazhdoj të qaj. Para një muaji po kalonim mirë, e kisha në krahë. Fëmijën tim nuk mund ta kthejë askush”, thotë babai i saj duke folur për ANT1.

Më pas tregoi se  17-vjeçarja dhe djali i tij i madh kur ishin përkatësisht përkatësisht 11 dhe 8 vjeç u përdhunua nga dy të rinj shqiptarë dhe një i moshuar, 83-vjeç.

“Ka pasur gjyqe, janë dënuar, njëri 53 vite, tjetri 16-17 vjet. Në shkollë e tallnin, e ngacmonin. Përpiqej të mbijetonte, të mos e mendonte”, thotë ndër të tjera i ati, duke shtuar se Nikoleta u nis për në Athinë që të “shijonte jetën e saj, ta niste sërish nga fillimi.”

“Vrasësi i fëmijës tim duhet të dënohet. Fëmija im ishte një engjëll. U dënoftë vrasësi i fëmijës tim”, thotë nëna e 17-vjeçares, e cila u gjet e pajetë në dhomën e gjumit të shtëpisë së saj në Peristeri.

Nëna e Nikoletës ishte ajo që pasditen e së hënës e kuptoi se diçka nuk shkonte me fëmijën e saj dhe nisi ta telefononte.

Pak pas orës 20:00, partneri i saj dhe vajza tjetër hapën derën e banesës në rrugën Arachovis dhe panë 17-vjeçaren të vdekur me shenja të nxirash në duar dhe me pizhame. Vetëm disa orë më parë, viktima kishte luftuar për të mbijetuar, ndërsa autori i dyshuar, partneri i saj pakistanez, po i mbulonte gojën për ta mbytur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *