Cesar Azpilicueta do të rinovojë me Chelsean. Lajmi është dhënë nga Sport, teksa mbrojtësi ka arritur një marrëveshje për të zgjatur bashkëpunimin edhe për 2 sezone të tjera. Kontrata aktuale skadon në vitin 2023, ndërsa akordi i ri e sheh atë pjesë të Bluve të Londrës deri në vitin 2025.
Në këto kushte, Barcelona duhet të ndryshojë objektiv. Azpilicueta ishte një nga synimet e katalanasve në këtë merkato dhe tashmë fokusi duhet të jetë diku tjetër.
32 vjeçari është pjesë e Chelseat prej vitit 2012, periudhë në të cilën erdhi nga Marseille.