“Nuk do ta fal kurrë babin, na la vetëm në…”, Ermal Meta shërohet nga enjtja në fytyrë, zbulon arsyen e vërtetë pse nuk ka asnjë kontakt me të atin

Së fundmi i është dashur të ndërpresë aktivitetin live për shkak të një problemi shëndetësor, ënjtje të fytyrës dhe kokës që e kishte detyruar të ndalonte dhe të bënte kontrolle. Tashmë këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta bën të ditur se është shëruar dhe ndjehet më mirë.

Sipas mediave vendase, në një intervistë për të përditshme italiane “Oggi” Meta tha se i ishte dashur që të anullonte disa aktivitete pune që të mund të zbulonte shkaqet e sëmundjes.

“Më është dashur të pezulloj disa aktivitete pune që të mund të hetoj shkaqet dhe më erdhi keq, por ishte e nevojshme. Për fat të mirë, me një trajtim të synuar dhe të papritur, gjithçka shkoi mirë. Në fund nuk ishte asgjë shqetësuese,” shpjegon ai.

Gjatë intervistës Meta ju rikthyer edhe njëherë etapave të një jete që nisi në Shqipëri, ku kantautori jetoi për 13 vjet në një klimë jo më të mirë. Në vendlindjen e tij, në fakt, ishte regjimi komunist i Enver Hoxhës.

“Çdo fjalë mund të lexohej si një pozicion përmbysës në lidhje me një ‘kod’ që duhej të intuitohej, të përvetësohej. Mendoj se kjo më bëri të fshihesha, edhe pse periudha më e vështirë ishte nga rënia e regjimit, në 1991, deri kur u largova në 1994: dhunë, krim, vdekje në rrugë, një ndjenjë rreziku për të cilën nuk e kisha bërë, nuk do ta falë kurrë babain tim, i cili na la vetëm në ato vite të tmerrshme”.- shtoi ai.

Ermal Meta ka lindur në qytetin e Fierit ku dhe jetoi deri në moshën 13-vjeçari ku më pas u largua me familjen për në Itali. Ai ka krijuar karrierën e tij të suksesshme në vendin fqinj, ku jeton prej 28 vitesh, duke fituar festivalin e Sanremos dhe përfaqësuar Italinë në Eurovision.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *