Gjatë protestës së mbajtur pasditen e sotme përpara Ministrisë së Brendshme, pati një përplasje mes demonstruesve dhe policisë, gjë e cila solli frikë te fëmijët e pranishëm që kanë nisur të qajnë. Përplasja ka zgjatur pak minuta, teksa policia është vendosur gardh për të mos lejuar avancimin e protestuesve.
Një i moshuar në protestë i është afruar oficerëve që bëjnë rreshtin e parë të kordonit, gjatë momentit të tensionit duke thënë: “Unë jam 72 vjeç. Nuk ju vjen turp. Jeni bërë bashkëpunëtorë me krimin. T’ju vijë zor që mbroni këta hajdutë”.