Në njoftimin e klubit, edhe Broja rreshtohet me skuadrën e parë dhe tashmë jo me numrin 39 provizor që i ishte dhënë në miqësore, por me një numër që ai e preferon, 18-ën, të cilën e ka mbajtur edhe në radhët e Sauthempton.
Për të liruar këtë numër, Çelsi ka shkuar deri aty sa ia ka hequr Ros Barklei, mesfushorit anglez i cili ka luajtur 33 ndeshje me “tre luanët”. Ky i fundit ka mbetur pa numër, pasi tashmë atë që mbante ai të blutë që nga viti 2018, i përket Brojës.