“Vetëm pak kohë më parë dy qytetarë u plagosën në Jalë, në rrethana të ngjashme dhe shumë aksidente të tjera. Asnjë masë nuk është marrë për të zbatuar ligjin, jo vetëm kaq por edhe cinizmi që thotë mos na e prisni imazhin e vendit me turizmin më të mirë në rajon. Zgjidhja është protesta, dorëheqja e gjithë ministrave përgjegjës dhe kryetarit të Bashkisë ku ka ndodhur ngjarja ose shkarkimi i tyre”, tha Meta.