Kreu i SPAK pritet nga përfaqësuesit e DEA-s, fokus goditja e trafikantëve të drogës

Kreu i SPAK, Arben Kraja, prokurori i posaçëm Vladimir Mara dhe Drejtori i BKH Aida Veizaj janë në një vizitë zyrtare në Washington të SHBA-së.

Krerët e institucioneve të drejtësisë janë pritur dje nga përfaqësuesit e DEA-s, ku në fokus të takimit kanë qenë bisedimet në lidhje me bashkëpunimin efektiv e shkëmbimin e eksperiencave të informacionit me qëllim rritjen e efektivitetit të goditjes së grupeve kriminale që trafikojnë substanca narkotike.

Pritet që vizita e tyre të zgjasë një javë, ku këta të fundit do të kenë mundësi të takohen me zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe atij të drejtësisë.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *