I mori jetën 7-vjeçares/ Shtyhet seanca për masën e sigurisë ndaj Arjan Tases

Seanca për dhënien e masës së sigurisë për ish-shefin e komisariatit Arjan Tase i cili aksidentoi për vdekje të miturën Joanda Avdian.

Teksa pritej që të dilte para gjykatës, mësohet se seanca është shtyrë për në orën 11:15. Fillimisht Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore njoftoi se ‘vrasje e kryer nga pakujdesia’ ishte akuza e ngritur ndaj ish-efektivit Tase por ditën e djeshme prokuroria e Vlorës rrëzoi të gjithë hetimin e bërë nga kjo e fundit. Prokuroria ka dërguar dosjen në gjykatë për veprën penale ‘vrasje me dashje’. Neni 76 i kodit penal parashikon që kjo vepër penale të dënohet me burg nga 10 deri në 20 vite.

Kujtojmë se tragjedia ndodhi teksa 7-vjeçarja po lahej në breg, ku skafi me drejtues i ish-shefin e komisariatit Arjan Tase e goditi rëndë duke i marrë jetën në vend. Familja kishte vetëm disa ditë që kishte ardhur në Shqipëri për pushimet, pasi prej vitesh jetonin në Angli.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *