Ja si kanë ndikuar sanksionet e BE në ekonominë ruse

Komisioni Evropian publikon një vlerësim fillestar të efekteve të masave të marra nga Brukseli kundër Moskës me qëllim “privimin e Kremlinit nga mjetet për të financuar këtë luftë brutale dhe të pakuptimtë”.

“Reduktimi i PBB-së ruse me më shumë se 10%; një rënie prej 90% në prodhimin e automobilave; më shumë se një mijë kompani ndërkombëtare larg territorit rus; një ndalesë e eksportit të teknologjive të avancuara evropiane, një sektor në të cilin Moska është 45% e varur. “. Ky është bilanci i parë i sanksioneve të BE-së kundër Moskës që Komisioni Evropian ka hartuar përmes një grafiku të publikuar në Tëitter. Më shumë se 5 muaj pas pushtimit rus të Ukrainës – thuhet në shënimin që shoqëron numrat – masat e marra nga Brukseli “po godasin rëndë dhe thellë Rusinë”.

Sanksionet e vendosura nga BE-ja, të nisura të njëjtën mbrëmje të 24 shkurtit, ditën e parë të pushtimit rus të Ukrainës, dhe të zgjatura dhe të rinovuara me kalimin e kohës deri në paketën e gjashtë dhe me një të shtatë në përgatitje, po “kufizojnë aftësinë e Moskës për të financuar agresioni kundër Kievit”, rikonfirmuan nga Brukseli.

Me premtimin përfundimtar: “Në koordinim me 40 vende, BE do të vazhdojë të ushtrojë presion për t’i hequr Kremlinit mjetet për të financuar këtë luftë brutale dhe të pakuptimtë”. Të dhënat shoqëruese dhe mesazhi janë hashtagu #StandWithUkraine.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *