Një person është gjendur pa shenja jete në Vlorë.
Dyshohet se shtetasi me iniciale H. K., rreth 76 vjeç të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë:
Sot, në vendin e quajtur “Fushë Pal”, në fshatin Çukë, në afërsi të një stani, është gjetur pa shenja jete, shtetasi H. K., rreth 76 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.