Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë.
Bëhet me dije se një konflikt për pastrimin e hotelit ka bërë që sanitarja t’i vërë flakën automjetit tip ‘Seat’ në pronësi të pronarit.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 09:20, në garazhin e një hoteli në Ksamil.
Punonjësja (sanitare) 33-vjeçarja e identifikuar si shtetësja me inicialet A.B., duket se nuk ka kontrolluar dot nervat pasi pronari e ka kritikuar për pastrimin.
“Nuk e ke pastruar mirë, nuk e ke larë mirë”, i ka thënë pronari i identifikuar si K.Xh., gjë që ka shkaktuar një debat mes tyre. Pas kësaj zënke sanitarja i ka vënë zjarrin makinës së tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Mësohet se 33-vjeçarja ishte e punësuar në hotel si sanitare gjatë këtij sezoni veror, kur fluksi është mjaft i madh prej turistëve dhe pushuesve.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ndërkohë vijon puna për kapjen e 33-vjeçares.