Iniciative ligjore në Kuvend/ Meta kujtohet për indeksimin e pagave: Prej 2017-ës Rama nuk e ka bërë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me indeksimin e pagave.

Në një konferencë për shtyp, Meta ka raportuar situatën në të cilën ndodhen shqiptarët sot, ku theksoi se prej vitit 2017 kryeministri Edi Rama nuk ka indeksuar pagat pavarësisht detyrimit ligjor dhe kushtetuese.

“Jemi sot këtu për të theksuar edhe njëherë tjetër pasojat katastrofike të korrupsionit dhe të vjedhjes jashtë çdo imagjinate, të qeverisë, të hajdutokratit Rama, që e ndjen shumica e familjeve shqiptare sot për shkak të polarizimit të tmerrshëm që ai ka krijuar përgjatë 10 viteve të qeverisjes së tij. Mbi 67% e popullsisë në këtë vend jeton në më pak ose në kufirin e varfërisë, pra me 5.5 dollarë në ditë. 76% e punonjësve jetojnë gjithashtu duke llogaritur mbi ta dhe fëmijët, në kufirin e varfërisë. Që nga viti 2017 ky shpirtzi nuk ka indeksuar pagat që e ka pasur detyrim ligjor dhe kushtetues”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *