Rritja e çmimit të naftës, Meta: Rama po varfëron shqiptarët, ta shporrim

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për shtyp nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Meta tha se rritja e çmimit të naftës ka bërë që Rama të jetë përfituesi më i madh, pasi sipas tij kjo ka rritur korrupsionin në vend.

Sakaq shtoi se qeveria ka varfëruar shqiptarët, duke bërë që të lindë dhe një urrejtje ndaj kësaj të fundit.

“Paratë do të shkojnë për super aferën e inceneratorëve, paguhen akoma ato që janë në kërkim sepse është shteti ortak me ta. Ke një interes të ligjshëm për të zbatuar ligjin dhe i mban njerëzit peng. 67% e popullsisë jeton në kufirin e varfërisë, shikoni si janë restorantet, ku janë të fortët, njerëzit e lidhur me pushtetin. Atje është mirë. Situata është kritike dhe pasojë e korrupsionit katastrofik përgjegjës kryesor është Rama. Kryeoligarku Rama te këto çmime dhe lojëra që bënë me naftës është përfituesi kryesor. Bordi u shpik për të bërë lojëra.

Përfituesi më i madhi gjithë këtyre çmimeve katastrofike është di Rama. Është e vërtetë që ka rënë në gjithë botën, por këtu nuk ka si të bjerë. Rruga është shporrja e kësaj qeverie të pashpirt e cila mendon se duke varfëruar shqiptarët do t’i bëjë të nënshtruar. Ka akumuluar një urrejtje e cila ka nisur të derdhet drejt rrugëve të Shqipërisë. Mjerr ai që nuk i ka sytë”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *