Vrasja e 7-vjeçares nga skafi në Himarë, Berisha thirrje Ramës: Shkarko 2 ministrat përgjegjës!

Kryetari i PD, Sali Berisha po zhvillon takimin e përjavshëm me gazetarët drejtpërdrejt nga selia blu.

Gjatë fjalës së tij, Berisha komentoi ngjarjen tragjike të ndodhur 3 ditë më parë në Himarë.

Berisha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama për të shkarkuar 2 ministrat përgjegjës për këtë ngjarje tragjike.

“Falënderoj qytetarët qe organizuan një protestë të madhe qytetare për një çështje thellësisht tronditëse për shqiptarët.

Shiko deri në çfarë shkalle arrin ç’njerzia e këtyre ministrave të degraduar. Se çfarë e pengon atë të shprehë ngushëllim të familjes, oficeri i të cilit i vrau vajzën me skaf atë e din vetëm ai.

Nuk gjen dot një hapsirë minimale për të dërguar një ngushëllim.

Për këtë soj ministri nuk ekziston ligj dhe moral. Autori tentoi të largohej dhe janë zhdukur kamerat që kanë rregjitruar skemën e krimit.  Personat si Arjan Tase kanë marrë kamerat dhe i kanë zhdukur ato.

Në këtë rast unë i kërkoj Edi Ramës të shkarkojë 2 ministrat, përgjegjës për ngjarjen tragjike.”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *