‘Turizmi ka dështuar’/ Berisha ‘kërcënon’ Ramën: Do digjesh si plehrat, në shtator do marrësh përgjigjen e merituar

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar këtë të premte në lidhje me situatën e turizmit.

Berisha tha se turizmi po përjeton dramë të madhe si pasojë e keqmenazhimit nga kryeministri Edi Rama.

Sakaq shtoi se protestat kundër qeverisë do të vazhdojnë në shtator, ku kërcënoi Ramën se nuk do t’i shpëtojë përgjegjësitë për vjedhjet.

“Keni dëgjuar ndonjë masë të vetme nga qeveria për të mbështetur turizmin? Punëson një çerek milionë qytetarë në sezon. Nuk gjejnë punonjës dhe punëtorë. Ky njeri ka ndërmend të sjellë punëtorë nga Bangladeshi, sepse po i largon të vetët. Ky që blen like nga Bangladeshi, standardet e botës virtuale, po i përdor për botën reale. Ndërhyrja emergjente është e domosdoshme.

Duhet indeksim urgjent sepse në këtë mënyrë po falimenton sektori ku shqiptarët kanë investuar pothuajse gjithçka kanë pasur. Kam këtu foto që janë të frikshme po t’ua tregoj. Turizmi në Shqipëri po pëson një dramë të madhe si shkak i politikave të Edi Ramës. Të gjitha këto kanë vetëm një zgjidhje. Largimin e Edi Ramës dhe ekipit të tij vjedhës. Shtatori po vonon. Qytetarët shqiptarë duhet të përgatiten dhe do përgatiten për t’i dhënë përgjigjen më të merituar këtij njeriu që nuk respekton, për të cilin realiteti i hidhur shqiptar nuk ekziston. Këto ditë po afrohen. Shqiptarët do i japin përgjigjen e merituar. Protesa e qytetarëve ka kërkesat e veta dhe ne i mbështesim atë. U bëj thirrje qytetarëve dhe demokratëve të protestojë se Jonada mund të ishte fëmija i gjithësecilit prej nesh. Prandaj unë e mbështes protestën. Ne do ta mbështesim me të gjitha mundësitë që kemi. Opozita e ka shpallur armik Edi Ramën. Në këtë periudhë ai vazhdon me metodat grabitqare dhe ne nuk heqim dorë. Ky zotëri ka firmosur tenderin me vjedhje për të vjedhur. Ky nuk shpëton dot se është përgjegjësi kryesor për vjedhje. Djegësit do të digjen aty ku digjen plehrat”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *