Berisha flet për Metën: Opozitar i vërtetë, do të bashkërendojmë aksionin

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me bashkëpunimin e tij me Partinë e Lirisë.

Berisha tha se nuk ka folur ende në lidhje me presidentin Ilir Metën në lidhje me aksionin opozitar dhe çështjen që do të trajtohen.

Sakaq shtoi se Meta është një opozitar i vërtetë dhe se nuk i lejon aferat e Ramës.

“Nuk jemi ulur, por një opozitar i vërtetë e ka të qartë se afera si djegësat nuk mund t’i lëshojë dhe t’i falë kurrë. Meta është një opozitar i vërtetë dhe çdo opozitar atë ka. Dokumentet, dhe përputhjet me kreun e kauzës që ka bërë SPAK janë tek djegësat, por SPAK është bërë SKAP. Ne do të bashkërendojmë çdo veprim me zotin Meta, shoqërinë civile dhe çdo parti tjetër.

Nëse nuk bëjmë përgjegjës Ramën për vjedhjen e tij e di ç’bën apo jo, e verbuan thesarin, para dy ditësh e ka liruar. I dilnin pagesat që ka bërë tek Gugalja dhe Zoto. Je armik i shqiptarëve për votën e lirë , hajdut i tmerrshëm dhe tek djegësat je kapur”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *