Një shqiptare është arrestuar në Itali, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.
25-vjeçarja e cila cila ishte nën hetim së bashku me bashkëshortin dhe 4 persona të tjerë për t’i shpëtuar masës së sigurisë ishin larguar për në Shqipëri. Më pas kundër burrit të gruas u lëshua një urdhër-arresti evropian, pas të cilit 26-vjeçari u ekstradua më 28 korrik në Itali dhe përfundoi në qelitë e burgut të Capanne-s. Ndërkohë, sa i përket partneres së tij, 25-vjeçarja është arrestuar nga agjentët e Komisariatit të Tifernate, të ndihmuar nga efektivët e Skuadrës Lëvizëse të Komisariatit të Policisë së Ankonës. Pasi kanë identifikuar gruan dhe kanë kryer formalitetet në port ata e kanë shoqëruar në banesën e saj në Umbertide për zbatimin e masës së sigurimit arrest shtëpie.
Ndaj saj ka nisur edhe procedura me qëllim aplikimin urgjent të byzylykut elektronik.