Një 36-vjeçar është proceduar penalisht në Sarandë, pasi zënë hapësirën publike me çadra e shezlongë.
Shtetasi me iniciale A.L., akuzohet për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Sakaq janë sekuestruar 132 çadra dhe shezlongë.
Njoftimi i policisë:
Procedohet penalisht pronari i një subjekti, i cili kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse, si dhe nuk lëshonte kupon tatimor për shërbimin e ofruar. Sekuestrohen 132 çadra dhe shezlongë. Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin: -A. L., 36 vjeç (pronari i subjektit), për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Shërbimet e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Sarandë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 132 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në vendin e quajtur “4 Ishujt”, Ksamil. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.