Meta thirrje qytetarëve: Mos blini apartamente në portin e Durrësit, ja çfarë fshihet

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me apartamentet që do të jepen me qera në projektin e portit të Durrësit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Meta i bën thirrje qytetarëve që mos t blenë apartamente në këtë projekt, pasi sipas tij aty ekziston një skemë piramidale e cila vjedh lekët e tyre.

Sakaq i ka bërë thirrje organeve të Drejtësisë të reagojnë menjëherë dhe të ndërhyjnë për të penguar nënshkrimin e çdo kontrate paraprake shit-blerje, në kundërshtim të ligjit dhe në dëm të qytetarëve.

Postimi i plotë:

MOS BLINI APARTAMENTE NË PROJEKTIN E PORTIT TË DURRËSIT!

MOS BINI PRE E MASHTRIMEVE TË KËSAJ SKEME TË PASTËR PIRAMIDALE!

I ftoj të gjithë qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve dhe të mos shpenzojnë asnjë qindarkë për blerjen e apartamenteve në Projektin e Portit të Durrësit, që nuk është gjë tjetër veçse një skemë e pastër piramidale për vjedhjen e parave tuaja. Në mungesë të plotë transparence, për këtë të ashtuquajtur Projekt, nuk është publikuar asnjë memorandum, kontratë apo informacion se si do të bëhet ndarja e të ardhurave. Është vetëm një aferë e pastër korruptive, që synon t’ju grabisë paratë dhe asgjë më shumë!

U bëj thirrje organeve të Drejtësisë të reagojnë menjëherë dhe të ndërhyjnë për të penguar nënshkrimin e çdo kontrate paraprake shit-blerje, në kundërshtim të ligjit dhe në dëm të qytetarëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *