Këshilltari i Presidentit Meta për Çështjet Ligjore, Bledar Dervishaj, mbrojti qëndrimin ndaj Reformës në Drejtësi, duke argumëntuar shkeljet e Qeverisë dhe Parlamentit.
Ai deklaroi se askush nuk u informua për ndryshimet ligjore dhe se 10 ligjet e paketës së Reformës në Drejtësi janë shkelje. Ai tha se ndryshimet ligjore cënojnë Reformën në Drejtësi dhe dhunojnë shtetin dhe Kushtetutën.
Pjesë nga deklarata:
Sot fatkeqësisht dëshmuam si seanca e plenare e Kuvendit rrëzoi 10 dekrete të Presidentit që rikthyen 10 ligje që prekin themelin e reformës në sistemin e drejtësisë.
Ndërkohë që prisnim të dëgjonim në diskutime përpjekje për të argumentuar ligjërisht, dëgjuam retorikë politike fjalë boshe pa asnjë vlerë për shoqërinë, gjuhë përbaltëse e aspak të denjë për një shtet të së drejtës.
10 ligje Kuvendi arrin ti shqyrtiojë brenda një ditë, këtë ritëm do e kishte zili cdo vend evropian për deputetët e tij.
Kuvendi në një ditë, më 23 mars të këtij viti miratoi 10 ligje të hartuara nga qeveria që ndryshojnë rrënjësisht reformën e që u kthen në muajin prill me dekrete nga Presidenti, ndërkohë që u ndryshuan brenda një dite, janë hartuar miratuar e konsultuar pas një analize 2 vjeçare të gjithë sistemit të drejtësisë në vitet 2015-2017.
Reforma e drejtësisë në këto vite iu besua një grupi ekspertësh të nivelit të lattë e iu hoq qeverisë e drejta për të ndërhyrë. Roli i Kuvendit në këto vite ishte rol certifikues i produktit të ekspertëve të nivelit të lartë të huaj e vendas pa pasur të drejtën qeveria për të ndërhyrë në thelbin e tyre”, tha Dervishaj.