Tentoi të kryente marrëdhënie me 13-vjeçaren, Gjykata e Lezhës lë në burg policin

Efektivit të policisë, Kol Kola, i është dhënë sot masa e sigurisë me burg nga Gjykata e Lezhës. Ai akuzohet për veprën penale “ngacmim seksual” dhe “kryerjen e veprave të turpshme me të mitur”.

Prokurori i çështjes është shprehur se nga hetimet e kryera nga SHÇBA, ekzistojnë provat që fajësojnë 63-vjeçarin.

Një nga provat më të rëndësishme janë pamjet filmike të kapura nga kamerat e sigurisë, ku dallohet qartë efektivi i policisë duke u drejtuar drejt banesës me të 13-vjeçaren.

Kujtojmë se Kol Kola, kishte deklaruar pafajësinë e tij, duke pretenduar se e gjithë ngjarja ishte një inskenim.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *