Vjosa Osmani nderon Dua Lipën, merr titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar yllin botëror Dua Lipa me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës.

Këtë ajo e ka bërë në një ceremoni në zyrën e saj në Presidencë, ku të pranishme ishin edhe vajzat e saj që janë fanse të Lipës.

”Sot, Dua Lipës, i ndava titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës, sepse ajo vazhdon ta nderojë vendin tonë në çdo hap e çdo paraqitje. E falenderova, në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për gjithçka që ka bërë dhe po bënë që zëri ynë të dëgjohet kudo në botë. Dua dhe Anda kishin kënaqësinë e veçantë ta takojnë super yllin tonë, ikonën e pop muzikës, e cila është shndërruar në inspirim e model për vajzat anekënd botës. Ajo po e shfrytëzon zërin dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm, jo vetëm për t’i ofruar botës këngë që lënë gjurmë, por edhe për ta prezantuar imazhin më të mirë të Kosovës kudo në botë. Sot, për shkak të Duas, nuk ka njeri që nuk e njeh Kosovën, të cilën edhe kësaj radhe e ka bërë kryeqendër të kulturës botërore, nëpërmjet festivalit Sunny Hill.”, shkroi Osmani në një status në Facebook duke njohur kontributin që bën Dua Lipa në skenën botërore për Ksoovën dhe shqiptarët.

“Prandaj sot në Presidencë, së bashku me Prindonin dhe vajzat tona, kishim kënaqësinë që ta presim Duan së bashku me prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën, për t’i falënderuar për këtë kontribut të madh për imazhin e Kosovës në botë si dhe për ta përsëritur mesazhin tonë të përbashkët për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, i cili njëherit është edhe moto e edicionit të sivjetëm të festivalit Sunny Hill.”, shtoi ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *