“Zemërohem”! Klopp nuk duron dot dhe kritikon Kupën e Botës në Katar: Nuk është e drejtë!

Në më shumë se një shekull futboll në Europë, nuk ka pasur kurrë një sezon si ai që do të fillojë. Vendimi i FIFA-s për të mbajtur Kupën e Botës në Katar në nëntor dhe dhjetor për të shmangur vapën e madhe do të ndajë kampionatet kombëtare dhe kupat europiane në dysh në një mënyrë që nuk është parë kurrë, përveç në rastin e ngjarjeve dramatike si lufta ose pandemia. Si rezultat, sezoni i pazakontë europian 2022-23 që fillon më herët se zakonisht do t’i detyrojë lojtarët të luajnë më shumë ndeshje në mesjavë dhe finalja e Champions League do të përfundojë më 10 qershor.

Shumica e klubeve europiane do të luajnë më 12-13 nëntor vetëm tetë ditë para fillimit të Kupës së Botës. Për të përfunduar turneun në kohë, organizatorët e Kupës së Botës duhej të planifikonin katër ndeshje në ditë në vend të tre për dy raundet e para të fazës së grupeve. Kjo u jep shikuesve një maratonë televizive dhe lojtarëve minimalisht tre ditë pushim. Nuk është rastësi që sot trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka kritikuar ashpër organizatorët: “Të gjithë e dinë se nuk është e drejtë, por askush nuk flet për këtë. Diçka duhet të ndryshojë,” tha ai.

“Ne duhet të flasim dhe t’i themi FIFA-s, Uefa-s, Premier League-s, Fa, mjafton: le të fillojmë të flasim me njëri-tjetrin. Pjesa më e rëndësishme e futbollit janë lojtarët. Secili ka interesat e veta dhe kjo nuk i bën gjërat më të lehta dhe ky Botëror vjen në kohën e gabuar për arsyen e gabuar”, shtoi Klopp.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *