Kreu i SPAK Arben Kraja foli gjatë ditës së sotme në lidhje me aferën e iceneratorëve, ku deklaroi se është një çështje komplekse dhe ka një volum të madh pune.
Po ashtu kreu i SPAK theksoi se institucioni që ai drejton vepron në bazë të provave dhe kanë vendosur që të rrinë larg opinioneve të politikës.
Kraja:
Çështja e inceneratorëve është komplekse sepse janë përfshirë shumë institucione që kanë qenë pjesë e këtij aktiviteti është një volum i madh pune. Ne kemi 3 hetime penale për tre inceneratorë, Elbasanin, Fierin.
Për të dy kemi arritur disa konkluzione, që janë publike. Kemi ngritur përgjegjësi penale për disa persona, përfshire edhe zyrtarë.
Ne nuk veprojmë mbi bazë të listave, por të provave. Kemi vendosur të rrimë larg opinioneve të politikës. E rëndësishme është të jemi objektiv në vendimmarrje.