Situatë e tensionuar/ Organizata palestineze “Xhihadi Islamik” hedh raketa drejt Izraelit

Disa raketat u hodhën drejt Izraelit të premten në mbrëmje pasi forcat e armatosura izraelite goditën disa objektiva në Gaza.

Sirena të shumta u dëgjuan ndërsa më shumë se 60 raketa u lancuan drejt Yavne, Be’er Yaakov, Ashdod, por u kapën nga Iron Dome.

Gama e synimeve u zgjerua shpejt pasi raketat u hodhën drejt Rishon Lezion, Bat Yam dhe Holon, raporton jerusalempost.

Autoritetet izraelite nuk kanë raportuar për viktima. Përgjegjësinë për sulmet e mori “Xhihadi Islamik”.

Kujtojmë se forcat izraelite kanë bombarduar disa caqe palestineze në Rripin e Gazës duke vrarë 15 persona, ku mesin e tyre ishte edhe komandanti i Xhihadit Islamik Palestinez, Taisir al-Jabari.

Izraeli dhe Hamasi, i cili sundon Rripin e Gazës, kanë hyrë në luftë katër herë dhe përleshje më të vogla kanë shpërthyer disa herë në 15 vitet e fundit që kur Hamasi mori pushtetin nga forcat besnike të rivalit, Fatahut më të moderuar.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *