Një punonjës i McDonald’s ka vdekur pasi u qëllua në punë në fillim të kësaj jave në Brooklyn. Cbs News shkruan se policia tha se 23-vjeçari Matthew Webb u shtrua në spital për shkak të plagëve të marra të mërkurën.
Policia arrestoi 20-vjeçarin Michael Morgan me akuza për tentativë vrasje dhe armë. Ai pritet të përballet me akuza të përmirësuara për vrasje, thanë prokurorët në një seancë gjyqësore të enjten, edhe para se të konfirmohej vdekja e Webb.
Webb po punonte të hënën në mbrëmje kur nëna e Morgan, Lisa Fulmore, u ankua te punëtorët se patatet e skuqura të saj ishin të ftohta dhe kërkoi të fliste me një menaxher. Kur punëtorët filluan të qeshin me të, Fulmore telefonoi djalin, i cili erdhi në restorant dhe u përlesh me Webb-in që u ‘dergj’ në trotuar. Morgan e goditi Webb-in në fytyrë dhe kur u ngrit përsëri, ai nxori një armë dhe e goditi në qafë.