Pas prezantimit të Robert Lewandowskit si lojtari më i ri i Barcelonës, joan Laporta shprehu besimin e tij se do të ishte në gjendje të regjistrojë të gjitha transferimet e verës dhe për këtë arsye të përmbushë kërkesat financiare të La Liga.
Në fakt, ai u mburr me operacionet financiare të klubit të përfunduara ditët e fundit. Presidenti i katalanasve ka zbuluar se klubi ka fituar 868 milionë euro, duke numëruar 4 “levat”, që korrespondojnë me të drejtat televizive dhe shitjen e pothuajse gjysmës së “Barça Studios” si dhe fitimet kapitale.
“Ne kemi punuar për t’i regjistruar të gjithë ata. Ne kemi punuar shumë dhe mirë për të përmbushur kërkesat e ligës spanjolle. Nëse na duhet të bëjmë më shumë biznes, do ta bëjmë. Jemi në pritje. Është një vendim që duhet ta marrë La Liga. Ne kemi respektuar atë që kërkohet. Ne kemi besim se do të jemi në gjendje t’i regjistrojmë ato”, është shprehur Laporta.