Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të Tregut Elektrik, ku një makinë ka përplasur një kalimtare, e cila më pas u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa Policia thekson se ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 05.08.2022, në afërsi të Tregut Elektik, mjeti me drejtues shtetasin F. S., ka aksidentuar shtetasen P. C., e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.