Arsenal ngre siparin e Premier League me një fitore të pastër 0-2 në transfertë përballë Crystal Palance. “Topçinjtë” vuajtën jo pak në këtë transfertë, kundër një rivali shumë fizik, por djemtë e Artetës shfrytëzuan në maksimum detajet e këtij takimi.
Në minutën e 20-të, pasi një aksioni të gjatë, Martineli me kokë kaloi londinezët në avantazh. Granit Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 44-ët duke u bërë lojtari i parë i ndëshkuar për këtë sezon në Premier League.
Arsenal e kishte të vështirë të gjente hapësira në pjesën e dytë, por ishin me fat teksa në minutën e 85-të një autogol i Guehi dërgoi shifrat në 0-2 duke i dhuruar “topçinjve” tre pikët e para.