Policia jep detaje nga aksidenti në Korçë: Benzi përplasi për vdekje 72-vjeçaren, shoqërohet drejtuesi i mjetit

Policia e Korçës ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë ku mbeti e vdekur një kalimtar në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas.

Sipas policisë, Benzi me drejtues shtetasin F.U., ka përplasur shtetasen M. K., rreth 72 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Po ashtu është shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 06.08.2022, rreth orës 10:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas, Korçë, shtetasi F. U., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur shtetasen M. K., rreth 72 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

https://www.priza.al/2022/08/06/aksident-i-rende-ne-aksin-korce-pogradec-makina-perplas-per-vdekje-kalimtarin/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *