Një zjarr ka rënë ditën e sotme si pasojë e një shkëndije elektrike në afërsi të një pallati që po ndërtohet në rrugën “Teodor Keko” në Astir.
Si pasojë e flakëve është djegur një automjet dhe disa panele të pallatit që po ndërtohej.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 06.08.2022, rreth orës 12:50, në rrugën “Teodor Keko”, në afërsi të një pallati që po ndërtohet, për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr.
Për pasojë janë djegur disa panele të pallatit dhe një automjet i parkuar, në pronësi të shtetasit A. M.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.