Kurti reagon pas sulmit me armë në Ujman: Është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas sulmit me armë ndaj Policisë së Kosovës.

Kurti  përmes një statusi në Twitter tha se është hera e dytë në një javë që Policia e Kosovës po sulmohet .

“Rreth 10 të shtëna pati në drejtim të Policisë Kufitare që po vendoste një varkë patrullimi në liqenin e Ujmanit. Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit tonë, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës”, ka shkruar Kurti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *