Zbulohet sera e kanabisit në Lushnje, arrestohet një person

Policia ka arrestuar sot në Lushnje një person, pasi përshtati ambientin e një ish-pike karburanti për kultivim droge. I arrestuari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, kishte krijuar një rrjet të mirëfilltë të kultivimit të lëndëve narkotike, ku përmes llambave ndriçuese mundësonte rritjen e bimëve narkotike.

Gjatë aksionit të policisë u sekuestruan edhe materiale të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të personave të përfshirë, dhe se kujt i përket godina e braktisur pranë një karburanti që ishte jashtë funksionit që në 2004 në zonën e e njohur si ‘Pushimi i Shoferit’ në Lushnje, jo shumë larg autostradës.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *