Tottenham triumfon 4-1 ndaj Southampton, në ndeshjen e parë të kampionatit. Ekipi i Antonio Contes e nisi keq ndeshjen, pasi pësoi gol nga Ëard Proëse pas 12 minutash lojë.
Përmbysja e Spurs do vinte që në pjesën e parë. Fillimisht Sessengon do realizonte (21’), ndërsa Dier do shënonte në minutën e 30-të.
Southampton do ishte me të vërtetë pa fat në të 60-tën, pas një autogoli të Salisu. Në minutën e 63-të, Kulusevski vendos fatet e takimit.
Pas 3 pikëve të para në kampionat, Tottenham do luajë ndaj Chelseat në javën e dytë.