E lanë në arrest shtëpie por kërkoj të kthehej përsëri në burg, kërkesë kjo që habiti policët.
Një 40 vjeçar nga Torino me precedentë të ndryshëm kriminalë pas tij, nuk mund të duronte më partneren e babait të tij ndaj kërkonte ta kthenin përsëri në burg.
“Jam liruar me arrest shtëpie, ju lutem më ktheni në burg. Nuk e duroj dot më të dashurën e babait tim”, ka deklaruar ai.
Gjykata Mbikëqyrëse i kishte caktuar masën e paraburgimit në shtëpi, ndaj ai u kthye të jetonte nën të njëjtën çati me të atin dhe partneren e re të babait. Në fillim gjithçka shkoi mirë, por më pas do të lindnin probleme.
Dhe kështu, për të mos jetuar me “njerkën” e tij ai u arratis, duke e ditur fare mirë se shkelja do ta kthente në qeli. Në fund të fundit, ishte ajo që donte dhe nuk e fshehu para gjyqtarit hetues.