Plas sherri në plazhin e Vlorës, dy të rinj ngacmojnë gra të martuara, bashkëshortët e tyre u përgjigjen me grushte

Sërish trazira në Vlorë në këto ditë të nxehta të gushtit. Së fundmi një grup peshuesish janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin, në “Vega Beach”,  ku ka pasur edhe të gjakosur për shkak të sherrit me shqelma e grushte.

Shkak i këtij sherri janë bërë dy të rinj, që dyshohet se kanë ngacmuar dy gra. Këtë skenë të turpshme e kanë parë bashkëshortët dhe familjarët të cilët kanë ndërhyrë dhe janë konfliktuar me dy të rinjtë.

Si pasojë e sherrit tre persona kanë përfunduar të gjakosur. Mësohet se nga qytetarë të ndryshëm është njoftuar policia dhe ambulanca për tu ardhur në ndihmë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *