Autoritetet izraelite goditën dhe vranë Khaled Mansour, udhëheqësin e PIJ-së në Gaza-n jugore.
Lajmi u bë i ditur nga gazetari i “Times of Israel” Emanuel Fabian.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit konfirmuan më herët se vranë një zyrtar të lartë ushtarak nga Xhihadi Islamik në qytetin Rafah në Rripin jugor të Gazës të shtunën në mbrëmje.
Sipas raportimeve palestineze, sulmi ajror i Izraelit ka lënë të plagosur të paktën 30 persona të tjerë.
Xhihadi Islamik ende nuk është përgjigjur ndaj raportimeve dhe as emri i viktimës nuk ishte bërë i ditur.
Të premten, Izraeli vrau zyrtarin e Xhihadit Islamik, Tayseer al-Jabari, kreun e krahut ushtarak të organizatës në Rripin verior të Gazës.
Të paktën pesë palestinezë janë vrarë, duke përfshirë katër fëmijë, dhe disa të tjerë janë plagosur nga një sulm izraelit pranë një xhamie në kampin e refugjatëve Jabalya në Gazën veriore, sipas raportimeve lokale.
Të vdekurit ishin të moshave pesë, nëntë, dhjetë dhe 11 dhe 19 vjeç.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit konfirmuan se po kryenin sulme në Rripin e Gaza-s dhe thanë se është e mundur që vdekjet të kenë ardhur nga një raketë e gabuar e Xhihadit Islamik.
Numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë që nga shpërthimi i konfliktit midis IDF-së dhe Xhihadit Islamik të premten është 20